Blog

Vizitë në kopshtin zoologjik në Tiranë
Në kuadër të temës mujore- Bota shtazore, përfunduam realizimin e aktiviteteve me një vizitë të këndshme në kopshtin zoologjik të Tiranës ku fëmijët patën mundësi të takoheshin nga afër me lloje të ndryshme të kafshëve me të cilat ata ishim njohur gjatë javëve të mëparshme. Shumë risi dhe shumë kujtime të bukura eksploruese ndaj çdo krijese të bukur që ka Toka. Faleminderit prindërve që ishin pjesa e bukur e ditës

Vizitë në Komunën e Pejës
E bukura e festave shtetërore është gëzimi i fëmijëve dhe interesimi i tyre për njohjen e vendit, vlerat e qytetit dhe heronjtë e shtetitKëtë festë kopshti ynë e plotësoi me vizitën e këndshme në Komunën e Pejës për të parë nga afër se si punojnë njerëzit për të mirën e qytetit ku ne jetojmë në paqe e lumturi.Dhe sigurisht ëmbëlsira për fund ishin dhuratat simbolike punëdore si shenjë respekti nga kopshti “Kindernest Academy” për mirënjohje në punën e Kryetarit z.

Kindernest Academy me ambient të ri prej 750 m2
“Kindernest Academy” ju njofton se që nga data 12 Qershor (e Hënë), zyrtarisht shpallë të hapur konkursin për regjistrimin e fëmijëve, deri në plotësimin e vendeve të limituara në objektin e ri dhe më inovativ në rajon. Pikërisht në 1 vjetorin e themelimit të kopshtit dhe pas rritjes në vazhdimësi të kërkesave për regjistrim, ju njoftojmë që hapësirat e reja të kopshtit në një sipërfaqe prej 700 m2 do të jenë gati për të pranuar fëmijët në muajin Shtator 2023.