Kindernest Academy me ambient të ri prej 750 m2

“Kindernest Academy” ju njofton se që nga data 12 Qershor (e Hënë), zyrtarisht shpallë të hapur konkursin për regjistrimin e fëmijëve, deri në plotësimin e vendeve të limituara në objektin e ri dhe më inovativ në rajon.

Pikërisht në 1 vjetorin e themelimit të kopshtit dhe pas rritjes në vazhdimësi të kërkesave për regjistrim, ju njoftojmë që hapësirat e reja të kopshtit në një sipërfaqe prej 700 m2 do të jenë gati për të pranuar fëmijët në muajin Shtator 2023.

Duke plotësuar me detaje dhe në maksimum çdo kërkesë të nevojshme për fëmijët, kopshti ofron këto kushte:
🔸 Hapësirën e objektit prej 700m2,
🔸 Klimën e përshtatshme dhe ngrohjen nën dysheme,
🔸 Ndriçim të mjaftueshëm,
🔸 Pjesën e jashtme për lojëra dhe aktivitete,
🔸 Materiale didaktike të prodhuara dhe të modifikuara sipas grupmoshave,
🔸 Dizajn modern në enterier dhe paisje të duhura edukative,
🔸 Higjienën maksimale në mjedis,
🔸 Aktivitete edukative sipas grupmoshave,
🔸 Menynë cilësore të ushqimit, që është në dakordancë të bazave kalorike sipas grupmoshave, e hartuar nga nutricionistja dhe dietologia e kopshtit,
🔸 Staf të kualifikuar për mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve,
🔸 Bashkëpunim sistematik me logopeden dhe psikologen e kopshtit,
🔸 Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, kopshti vjen me një risi edhe për plotësimin e grupmoshës parashkollore me librat dhe planprogramet nga MASHT-i.

📍 Vendndodhja: Rr. “Edmond Hoxha” Pejë (mbrapa Stadiumit të qytetit “Shahin Haxhiislami”) Objekti Diamond Building – Kati përdhesë.
📱 Numri kontaktues: +383 49 383 938