Vizitë në Komunën e Pejës

E bukura e festave shtetërore është gëzimi i fëmijëve dhe interesimi i tyre për njohjen e vendit, vlerat e qytetit dhe heronjtë e shtetit🇽🇰
Këtë festë kopshti ynë e plotësoi me vizitën e këndshme në Komunën e Pejës për të parë nga afër se si punojnë njerëzit për të mirën e qytetit ku ne jetojmë në paqe e lumturi.
Dhe sigurisht ëmbëlsira për fund ishin dhuratat simbolike punëdore si shenjë respekti nga kopshti “Kindernest Academy” për mirënjohje në punën e Kryetarit z. Gazmend Muhaxheri.