Rreth Nesh
Ne i ndihmojmë fëmijët të angazhojnë trupin dhe mendjen e tyre përmes aktiviteteve argëtuese dhe edukative.

Kush jemi ne?
“Kindernest Academy” është një kopsht modern dhe inovativ i themeluar në vitin 2022, i cili është nxitur nga suksesi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi ndaj arsimimit të hershëm. Pas arritjes së një suksesi të madh, ne morëm hapin e rëndësishëm drejt zgjerimit, duke shumëfishuar kapacitetet e kopshtit tonë. Në “Kindernest Academy”, angazhohemi me pasion dhe përkushtim për të siguruar një mjedis të frytshëm, stimulues dhe të sigurt për fëmijët tuaj.
- Staf i kujdesshëm dhe me përvojë
- Metolodogji moderne të përshtatshme për çdo moshë
- 9 ambiente të sigurta dhe moderne
Pse është e rëndësishme të na besoni?
Ju si prindër, keni një rol të jashtëzakonshëm në formimin e të ardhmes së fëmijëve tuaj. Ne në “Kindernest Academy” e kuptojmë këtë përgjegjësi dhe angazhohemi për të ofruar një eksperiencë arsimore të shkëlqyeshme që ndihmon në zhvillimin e plotë të fëmijëve tuaj.
Arsimi parashkollor luan një rol kritik në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve. Në këtë fazë të hershme të jetës, fëmijët janë të hapur ndaj mësimit dhe ndikimeve të rrethinës së tyre. “Kindernest Academy” ofron një mjedis të strukturuar dhe të mbështetur nga edukatore të kualifikuara, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e aftësive kritike të fëmijëve si komunikimi, bashkëveprimi, dhe zgjidhja e problemeve.


Metodologjitë moderne
Në “Kindernest Academy”, ne e përdorim një metodologji të përshtatshme për moshën, që inkurajon eksplorimin e botës rreth tyre përmes lojërave të krijuara veçanërisht për të zhvilluar aftësitë motorike dhe mendore. Ky proces ndihmon në ndërtimin e vetëbesimit, aftësisë për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe në rritjen e ndjeshmërisë ndaj vlerave shoqërore.
Për ne, çdo fëmijë është një thesar i veçantë dhe një mundësi për të ndikuar në të ardhmen pozitive të shoqërisë. “Kindernest Academy” është një partner i besueshëm për ju si prindër, që do të ndihmojë në ndërtimin e themelit të ardhshëm të fëmijëve tuaj.
Shëndeti & Siguria
Shëndeti dhe siguria e fëmijës suaj janë prioriteti ynë kryesor. Kopshti ynë ka udhëzime strikte për pastërtinë dhe sigurinë dhe ne jemi krenarë që identifikohemi si një model i shëndetit dhe mirëqenies për qendrat e kujdesit ndaj fëmijëve anëkënd vendit.
Në Kindernest Academy, ne e bëjmë shëndetin dhe sigurinë e fëmijës suaj prioritetin tonë kryesor. Standardet tona janë më të lartat në industri, duke përmbushur ose tejkaluar të gjitha udhëzimet lokale dhe shtetërore.
Për të siguruar shëndetin dhe sigurinë, kopshti yne përfshinë:
- Hapësira të planifikuara mirë me qoshe të rrumbullakosura dhe sipërfaqe të buta
- Zonat e sigurta dhe të monitoruara që i mbajnë fëmijët vazhdimisht në vēzhgim
- Ambiente të pastra dhe sanitare
